Kroacia do t`i mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar se ky shtet do t`i mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm.
Zgjedhjet e 22 dhjetorit do ta nxjerrin presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, në garë kundër kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanoviq.
Dy kandidatë të pavarur gjithashtu kanë mbështetje në sondazhe.
Pozita presidenciale është kryesisht ceremoniale në Kroaci.
Presidenti nuk mund t`iu vë veto ligjeve, por ka rol në politikën e jashtme dhe mbrojtje.
Sipas sondazheve të fundit, Garbar-Kitaroviq është favorite për t`i fituar zgjedhjet me rreth 29 për qind të votave, ndërsa Millanoviq do të jetë i dyti me 24 për qind.
Në garë do të jenë edhe Miroslav Skoro, këngëtar, dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiq.
Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në rrethin e parë të zgjedhjeve, rrethi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020.