![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/Gordan-Grlic-Radman.jpg)
Kroacia e shqetësuar për zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë
26 qershor 2023
| 12:17
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Radman ka thënë se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut.
“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë. Ne duam që të dyja palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.