Kroacia e vlerëson 6 miliardë dollarë dëmin nga tërmeti i 22 marsit
22 prill 2020
| 19:38
Tërmeti i 22 marsit që goditi Kroacinë ka shkaktuar një dëm prej rreth 42 miliardë kunash (6 miliardë dollarë), tha sot ministri kroat i Ndërtimit, Predrag Stromar.
Shumë ndërtesa nga më rezistentet në Zagreb, u dëmtuan nga një seri goditjesh, me një madhësi 5,4 ballë Rihter.
Një vajzë vdiq nga rrëzimi i një çatie.
Katedralja ikonike katolike e Zagrebit, e cila ka qenë në rindërtim që nga vitet 1980, ishte midis ndërtesave të dëmtuara rëndë.