Kroacia fiton dramën e penalltive ndaj Rusisë, arrin në gjysmëfinale

07 korrik 2018 | 23:05

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të fitojë pas penalltive ndaj Rusisë me rezultat 4-3 në ndeshjen çerekfinale, pasi ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 2-2 dhe kështu arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botërorit, ku do të takohet me Anglinë.

Koha e rregullt e takimit ishte 1 me 1, me golat e shënuar nga Cheryshev që i dha epërsinë Rusisë në minutën e 31. Kurse shifrat i kishte barazuar Kramariq në minutën e 39.

Ndeshja shkoi në vazhdime, me ç’rast u shënuan edhe dy gola të tjerë, për secilën nga një.

Në minutën e 101 Vida i dha epërsinë Kroacisë pas asistimit nga Modriqi. Por pesë minuta para përfundimit të lojës Rusia u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat përmes Fernandesit, goli i të cilit çoi ndeshjen në penalti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, Bajram Hasani, qëndroi…