Kroacia fiton ndaj Danimarkës, merr pozitën e parë në grup
Kombëtarja e Kroacisë ka marr pozitën e parë në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Kroacia fitoi derbin kundër Danimarkës me rezultat 2-1
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, por me të filluar pjesa e dytë, Borna Sosa kaloi Kroacinë në epërsi në minutën e 49-të.
Në vazhdim u zhvillua një dramë e vertetë në ”Stadion Maksimir” të Zagrebit.
Në minutën e 77-të Christian Eriksen, barazoi rezultatin për Danimarkën.
Dy minuta më vonë, Lovro Majer shënoi golin e fitorës për Kroacinë.
Me këtë fitore Kroacia ka marr kryesimin e Grupit 1 të Ligës A me 10 pikë, duke e lenë pas Danimarkën me 9 pikë.
Në ndeshjet e fundit për këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kroacia do të udhëtojë drejt Austrisë ndërsa Danimarka e pret në shtëpi Kombëtaren e Francës.