Kroacia forcon kontrollet kufitare mes shqetësimeve të migracionit të parregullt
Më pak se një vit që kur kalimet kufitare të Kroacisë u hoqën, pasi u bënë pjesë e zonës Schengen, kontrollet e përkohshme janë futur sërish si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar migrimin e parregullt.
Shqetësime të ngjashme kanë shtyrë disa vende të BE-së që të rivendosin kontrollet përgjatë kufijve të tyre, për të parandaluar njerëzit të përpiqen të arrijnë në vendet e tyre në një mënyrë të paligjshme.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Evropian vendosi të heqë kontrollet me Kroacinë. Vendimi u zbatua më 1 janar 2023.
Përveç kësaj, ai vuri në dukje se nga 1 janari 2023, Zagrebi gjithashtu do të fillonte lëshimin e vizave Schengen dhe do të përdorte plotësisht sistemin e informacionit Schengen.
Megjithatë, lufta midis Izraelit dhe Hamasit dhe frika për kalimet e parregullta kufitare, bëri që disa vende në BE të futnin masa të ngjashme, me Kroacinë, Slloveninë dhe Italinë që u bënë vendet e fundit të BE-së që nisën kontrollet kufitare.
Muajin e kaluar, qeveria e Sllovenisë njoftoi se do të nisë kontrollet me Kroacinë dhe Hungarinë. Vendimi hyri në fuqi më 21 tetor dhe ishte planifikuar të mbetej në fuqi për dhjetë ditë.
Kontrollet fillimisht u zgjatën deri më 19 nëntor, por tani qeveria tha se ato do të mbeten efektive për 20 ditë.
Duke theksuar se masa është e lejuar për një periudhë dymujore sipas Kodit Kufitar të Schengenit, vendimi është konfirmuar nga drejtori i Administratës së Uniformuar të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Marko Gašperlin.
Shifrat e Agjencisë së Kufirit dhe Gardës së Bashkimit Evropian, Frontex, zbuluan më parë se 331 mijë e 600 tentativa për kalim të parregullt të kufirit janë zbuluar në dhjetë muajt e parë të këtij viti.
Statistikat e Frotnex zbuluan se rruga e Ballkanit Perëndimor ishte rruga e dytë më aktive në shtator të këtij viti, duke llogaritur gjithsej 97,300 zbulime.
Për më tepër, shifrat e siguruara nga Frontex vitin e kaluar zbuluan se gati gjysma e mbi 300,000 njerëzve përdorën rrugën ballkanike. Ai përbënte rritjen më të lartë që nga kriza e refugjatëve 2015-16.