Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti

25 korrik 2021 | 17:37

14 persona që  i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton “Index.hr”.

Edhe pse janë nga të paktët pa ndonjë lëndim trupor, tronditja që kanë përjetuar është e vështirë të përshkruhet. Prandaj, përveç ushqimit, veshjeve dhe ilaçeve, atyre iu ofrua edhe ndihmë profesionale psikologjike.

“Katërmbëdhjetë persona janë duke u kujdesur aktualisht në Pansion Antonio sepse ata kishin kapacitet të mjaftueshëm për t’i akomoduar të gjithë në të njëjtin vend. Për momentin ne po ua japim drekën, domethënë një vakt të nxehtë nga restoranti ‘Uno’. Ne u kemi siguruar atyre ilaçe dhe aktualisht janë duke mbledhur informacione për ato që kanë nevojë secili individualisht sepse ata vijnë nga një aksident ku kanë humbur të gjitha sendet e tyre personale. Me ndihmën maksimale të ekspertëve, ne jemi gjithashtu të përfshirë me çdo gjë në mënyrë që të mund t’i sigurojnë se asgjë nuk do t’u humbasë”, ka thënë për “SBplus”, Marko Shimiq, nënkryetar i qarkut Brod Posavina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 12…