Kroacia ia dhuron Kosovës 10 mijë doza të vaksinës anti-covid

06 maj 2021 | 14:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Në këtë takim ministri Radman ia ka përcjell kryeministrit Kurti lajmin e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, për donacionin prej 10 mijë dozash të vaksinës anti-covid që Kroacia e ka ndarë për Kosovën.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ministrin Radman dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës.

Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për donacionin prej 10 mijë vaksinash, duke e vlerësuar si lajm që sjellë optimizëm e shpresë për intensifikimin e vaksinimit, para muajve të verës, kur mërgata kthehet për pushime në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë dhe për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot heroin Luan…