“Kroacia ka disponim që të jetë garante për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së”

03 maj 2021 | 19:01

Deputetja e parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka thënë se ekziston mundësia që shteti kroat të ofrojë garancë për mbrojtjen në liri për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Ekziston mundësia që Kroacia të ofrojë një garancë të tillë, por ende nuk ka informatë zyrtare për këtë. Besoj që Kroacia ka disponim të tillë, të enjten do të jem në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe mendoj se aty mund ta shtroni këtë pyetje dhe mund ta merrni një përgjigje të saktë nga institucionet kroate. Kroacia ka disponim shumë të mirë ndaj Kosovës, është edhe lobuese për liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo në t7.

Ajo ka thënë se ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare lidhur me këtë.

“Ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare që presidenti Milanoviq ka garantuar. Për momentin ende jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri…