Kroacia kualifikohet mes drithërimash ndaj Belgjikës, kalon dhe Maroku
Kroacia dhe Maroku janë dy skuadrat që siguruan një biletë për në raundin tjetër të Kupës së Botës.
Kroacia fitoi një penallti në minutën e 17-të, por arbitri pasi rishikoi aksionin me VAR vendosi që ta anulonte për shkak të një pozicioni jashtë loje milimitrik. Skuadra ballkanase më pas do të luante mjaft mirë duke qenë shumë me e rrezikshme, por godet shumë pak në portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, Belgjika aktivizon dhe Lukakun, duke krijuar dy shanse të arta. Lukaku godet shtyllën, ndërkohë që pak minuta më pas shpërdoroi një tjetër mundësi shumë të mirë. Në fundin e ndeshjes, Lukaku me portën e boshatisur hezitoi të godiste.
Maroku mori një fitore 2-1 ndaj Kanadasë duke siguruar një biletë për në 16 më të mirat, në vendin të parë. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për marokenët, që do të shënonin që në minutën e 4-t. Ziyech përfitoi nga një gafë e portierit kanadez. Në të 23-tën En-Nesyri do të realizonte golin e dytë.
Maroku nuk u ndal me kaq, pasi do të realizonte dhe golin e tretë, por këtë herë në portën e gabuar me Aguerd.