Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE

23 prill 2024 | 23:23

Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kështu i tha presidenti kroat Zoran Milanoviq, ministrit të Jashtëm shqiptar Igli Hasanit, njoftoi zyra e presidentit.

“Presidenti Zoran Milanoviq konfirmoi mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përsëriti besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se vendi është anëtar i NATO-s për 15 vjet”, thuhet në komunikatë.

“Është biseduar edhe për situatën në Evropën Juglindore, ku Milanoviq ka konfirmuar se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet tutje aty.

Milanoviq dhe Hasani, ranë dakord se Kroacia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, raporton Glashrvatske.hrt.hr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja nuk ishte më e mira e mundshme, por rëndësi…