
Kroacia merr kryesimin e Këshillit të Evropës
14 maj 2018
| 16:41
Nga 18 maji Kroacia do ta marrë presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Evropës (KE).
Shefja e diplomacisë kroate, Maria Pejçinoviq Buriq, ka bërë me dije se si kryesuese e KE-së, Kroacia do të avokojë Konventën e Stambollit dhe do të përqendrohet në atë që është qëllimi i saj kryesor, mbrojtjen e grave nga dhuna. (Hina)