Kroacia merr vendim, ngrin çmimin e derivateve, kaq do të kushtojë nafta e benzini

07 shkurt 2022 | 18:55

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka dalur në një konferencë për media pas rritjes së madhe të çmimit të derivateve.

Plenkoviq ka njoftuar se ka patur një takim me ministrin e Ekonomisë, Coriq dhe është marrë vendim për ngritjen e çmimit të karburanteve në Kroaci, shkruan Indeksonline.

Kryeministri ka njoftuar se është miratuar një dekret në qeveri për ngrirjen e çmimeve të naftës dhe benzinit 10.37 kuna apo 1.38 euro do të jetë çmimi i ngrirë i benzinit në Kroaci.

Me vendimin e qeverisë, çmimi i dizelit do të jetë 11.29 kuna apo 1.50 euro cent.

Plenkoviq ka thënë se çmimi i karburantit premium nuk do të jetë i kufizuar, dhe se kushdo që ka para mund të furnizohet me çmime më të larta me këtë lloj karburanti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Lulzim Paci, ditë më parë mori vëmendjen e publikut…