Kroacia niset drejt Gjermanisë: Ne po vijmë

09 qershor 2024 | 17:53

Kombëtarja e Kroacisë është nisur drejt Gjermanisë për t’i zhvilluar përgatitjet e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian në futboll “Euro 2024”.

“Ne po vijmë”, shkruan në fotografinë e publikuar në rrjete sociale. Mbrëmë në ndeshje miqësore kombëtarja kroate e mposhti Portugalinë me rezultat 1:2.

Ndryshe, skuadra e Zlatko Daliq, në evropian do të ketë punë edhe me Shqipërinë, pasi janë bashkë në grupin B.

Ndeshjen e parë Kroacia do ta luajë kundër Spanjës më 15 qershor me fillim nga ora 18:00.

Me Shqipërinë do të përballet më 19 qershor. Kampionati Evropian “EURO 2024”, do të fillojë më 14 qershor dhe mbaron më 14 korrik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark,…