Kroacia pa yllin e skuadrës ndaj Letonisë dhe Armenisë
14 nëntor 2023
| 17:38
Kroacia po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” ndaj Letonisë në transfertë (18 nëntor) dhe Armenisë në shtëpi (21 nëntor).
Mesfushori i njohur Mateo Kovaqiq nuk do jetë i gatshëm për këto sfida. Shkak është bërë një lëndim dhe është parë e arsyeshme të mos jetë në listë.
“Mateo Kovaqiq, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore në Manchester, është përjashtuar për ndeshjet e ardhshme për shkak të një lëndimi muskulor, i cili tregoi se ai nuk do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar kombëtaren në ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit”, ka njoftuar Federata Kroate e Futbollit. Kovaqiq numëron 97 ndeshje për Kroacinë dhe ka shënuar 5 gola.