Kroacia pas penalltive kualifikohet në çerekfinale
Kroacia shkon në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mori një fitore vetëm falë serisë së penalltive, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Japonezët do të ishin të parët që do shënonin. Në minutën e 43-të, Daizen Maeda përfitoi nga një rrëmujë në zonën e kroatëve, për të shtyrë topin në kuadrat.
Kroacia do të reagonte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 55-të, Ivan Perisic kërcen mjaft mirë brenda zonës duke shënuar një gol të bukur me kokë.
Më pas të dyja skuadrat duket se u pajtuan me këtë rezultat dhe dueli do të shkonte në kohën shtesë. Kjo ishte ndeshja e parë që shkoi në kohën shtesë dhe me penallti në Katar.
Në serinë e 11-metërshave, portieri kroat Livakovic dhuron spektakël duke pritur 3 penallti, për t’i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin, ndërkohë që Kroacia humbi një penallti.