Kroacia për dy minuta realizon dy gola
19 qershor 2024
| 16:42
Kroacia e ka ndëshkuar Shqipërinë në momentin kur po mbrohej më mirë.
Pas një dominimi total të kroatëve, gjatë pjesës së dytë të lojës ka ardhur edhe goli i barazimit, me djemtë e teknikut, Zlatko Dalic, që duket se kanë vendosur të mos dalin me pikë nga kjo sfidë.
Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati është 2 me 1.