Kroacia pritet ta ndalojë punën të dielave, ka përjashtime për disa lloje të bizneseve
Qeveria e Kroacisë e ka dërguar në parlament propozimin për ndryshimin e Ligjit për Tregtinë, që parasheh mbylljen e dyqaneve gjatë të dielave.
Në këtë ligj, i cili parashikohet të hyn në fuqi më 1 korrik, thuhet se tregtarët mund të zgjedhin 16 të diela në vit, gjatë të cilave mund të punojnë.
Sipas ministrit kroat për Zhvillim, Davor Filipoviq orari i punës në këto biznese do të rregullohet në atë mënyrë që të mbyllen të dielave dhe kur ka ditë pushimi gjatë festave. Sa i përket mundësisë së punës gjatë të dielave, Projektligji parashikon 16 javë pune gjatë gjithë vitit.
Gjithashtu, përjashtime i referohen blerjes së produkteve parësore të bujqësisë, shitjes së produkteve bujqësore në stenda në tregjet me pakicë e shumicë, shitjet e rastësishme në panaire dhe ato në distancë.
Shpërndarja e gazetave nëpër kioska, si një formë e veçantë e shitjeve jashtë dyqaneve, mund të qëndrojnë të hapur të dielave dhe festave nga ora 07:00 deri në orën 13:00.