Kroacia prodhon eurot e para, kështu duken

18 korrik 2022 | 22:49

Siç theksoi guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, prodhimi filloi javën e kaluar pas vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kroacisë në eurozonë.

Ai tha se synimi është të prodhohen rreth 420 milionë monedha euro me motive kombëtare deri në fund të këtij viti, ndërsa rreth 230 milionë prej tyre janë planifikuar për vitin e ardhshëm, shkruan Index.

Në treg janë planifikuar të dalin rreth 3700 ton monedha dhe rreth 350 milionë kartëmonedha. “Kjo duhet të plotësojë nevojën për para të gatshme dhe zëvendësimin e kunës më 1 janar”, tha Vujçiq, i cili është i sigurt se gjithçka do të bëhet me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar, pasi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky…