Kroacia publikon listën preliminare për ‘Euro 2024’
Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka publikuar sot (e hënë) listën preliminare të lojtarëve tek të cilët llogarit për Kampionatin Evropian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Kroacia gjendet në grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.
Në listën e publikuar nga Daliq nuk mungojnë emrat si Modriq, Kovaqiq, Brozoviq, Perisiq, Kramariq, Gvardiol dhe Vida. Ndeshjen e parë kroatët do ta luajnë më datë 15 qershor në orën 18:00 ndaj Spanjës në qytetin e Berlinit.
Në ndeshjen e dytë më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë në “Volksparkstadion” të Hamburgut.
Ndërkohë ndeshjen që do ta mbyllë fazën e grupeve me 24 qershor, të besuarit e Zlatko Daliq do ta luajnë ndaj Italisë me fillim nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut.
Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2024 duhet ta dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë të ftuar brenda datës 7 qershor. Kujtojmë që “Euro 2024” do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik, ndërsa finalja do të zhvillohet në qytetin e Berlinit.
Lista e Kroacisë:
PORTIERË: Livakoviq, Ivusiq, Labroviq.
MBROJTËS: Vida, Gvardiol, Juranovic, Sosa, Stanisic, Sutalo J., Erlic, Pongracic.
MESFUSHORË: Modriq, Kovaqiq, Brozoviq, Pasaliq, Vlasiq, Majer, Ivanuseq, Suqiq, Baturina.
SULMUES: Perisiq, Kramariq, Petkoviq, Pjaca, Budimir, Pasaliq Marco.
LISTA REZERVË: Barisic, Caleta-Car, Jakiq, Kotarski, Fruk, Ljubiçiq, Matanoviq, Sigur, Petar Suqiq.