Kroacia regjistron gjashtë raste të reja dhe tre vdekje nga koronavirusi
13 maj 2020
| 15:31
Kroacia ka regjistruar edhe gjashtë persona me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2 213, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tre të vdekur, një grua 93 – vjeçare në Split, një grua 84 – vjeçare në Koprivnica dhe një burrë 83 – vjeç në Zagreb.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kroaci është 94.
Ministri Berosh bëri të ditur se aktualisht në spitale janë të shtrirë 150 persona./rel/