Kroacia shënon gjashtë raste të reja me koronavirus

07 maj 2020 | 15:43

Në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të personave që janë infektuar me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2 125.

Autoritetet kroate kanë se është shënuar edhe një vdekje nga Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 86.

Deri më tani, në Kroaci janë shëruar 1 641 persona.

Më 4 maj ka filluar fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Ky vend ka lejuar hapjen e disa llojeve të bizneseve të vogla, si dhe ka filluar me riaktivizimin gradual të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…