Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
20 maj 2024
| 07:57
Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka organizuar një ceremoni në Zagreb për këtë raste, teksa shton se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.
“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.