Kroati humbet kuletën në Sarandë, shqiptari i kthen atë përmes postës
12 tetor 2018
| 10:55
Një person nga Kroacia kishte ardhur gjatë verës së këtij viti në bregdetin shqiptar për t’i kaluar pushimet verore.
Mirëpo gjatë kohës sa kishte qëndruar në bregdetin e Sarandës ai kishte humbur kuletën e tij me para dhe dokumente në të. Pas disa ditësh kuleta i kishte ardhur në adresën e tij me anë të postës me të gjitha gjërat e vlefshme brenda saj, pasi atë e nisi drejt tij shqiptari Albano Koka.