Kroati Josip Ziziq, fitues i truneut ‘Adem Jashari’
Boksieri kroat Josip Ziziq në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria, Gelian Rojku, në një meç mjaft interesant.
Të dy boksierët zhvilluan boks cilësorë, megjithatë, kroati bëri boks më të mirë, goditi më shpesh kundërshtarin duke fituar duelin dhe duke u shpallur fitues i këtij turneu kushtuar komandantit legjendar Adem Jasharit. Fituesit të këtij turneu të përmasave ndërkombëtare, trofeun ia dorëzoi presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi.
Në këtë turne, i cili zgjati dy dytë dhe që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, dominuan boksierët kosovare. Në nëntë meçet finale, triumfuan gjashtë boksierë të Kombëtares sonë, derisa në dy duelet e fundit dy boksierët kroat Zvonimir Rebolj dhe Josip Zizic ishin më të mirë së dy boksierët nga Shqipëria, Renaldo Bizhga përkatësisht Gelian Rojku.
Krahas duelit mes kroatit Ziziq dhe shqiptarit Rojku, duele që zgjuan kërshërinë e të pranishmeve në palestër, ishin edhe duelet Bashkim Bojku (Kosovë)-Hysen Karmeshtna (Shqipëri), Shpëtim Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenov (Bullgari), meçe në të cilën fituan vëllezërit Bojku, derisa ‘luftë’ e fortë është zhvilluar edhe në meçin mes Taulant Jakupit (Kosovë)-Ivan Jajqiq (Kroaci), derisa Patriot Behrami me diskualifikim nga ana e gjyqtarëve mundi Planet Berishë. Në fund organizatorët shpallen më të mirë e këtij turneu. Josip Ziziq fiton trofeun “Adem Jashari”, tekniku më i mirë zgjidhet Bashkim Bojku, çifti me luftarak, Shpëtm Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenov (Bullgari), Kristjan Goco, boksieri me “fer-plej”, Orhan Avdi, gjyqtari më i mirë, boksieri më perspektiv, Almir Emerllahu (Maqedoni), kurse, çmimin boksieri më i mirë vendor e fiton Taulant Jakupi.
Në eventin e 26-të më radhë morën pjesë tetë shtete evropiane. Kujtojmë se ky turne është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.
Boksieri më i mirë: Josip Ziziq
Tekniku më i mirë: Bashkim Bajoku
Qifti më Luftarak: Shpëtim Bajoku – Rumen Rumenov
Boksieri më ferplej: Kristian Koço
Boksieri më perspektiv: Almir Emerllahu
Boksieri më i mirë i huaj: Erik Katona
Boksieri më i mirë vendor: Taulant Jakupi