Krokodili sulmon rëndë 28-vjeçaren, motra binjake e shpëton nga vdekja

09 qershor 2021 | 14:29

28-vjeçaret Melissa dhe Georgia Laurie ishin duke notuar në një lagunë afër Puerto Escondido në Meksikë, kur Melissa ishte tërhoqur nën ujë nga zvarranikët-krokodili.

Georgia ka arritur ta grushtonte krokodilin dhe ta shpëtojë motrën e saj, e cila tani është në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia në spital.

Por motra e tyre e madhe, ka thënë se situata e Melissa-s është “akoma me të vërtetë serioze” dhe “ne ende nuk jemi duke u relaksuar”.

Hana Laurie ka thënë për “BBC” se plagët e kafshimit në stomak dhe këmbët e Melissa ishin infektuar. “Ajo tani ka zhvilluar sepsë”, ka thënë ajo.

Sepsa ndodh për shkak të një reagimi të tepërt nga sistemi imunitar i trupit. Kur një infeksion arrin të përhapet shpejt rreth trupit, sistemi imunitar fillon të ketë përgjigje masive imune për ta luftuar atë. Por kjo mund të ketë një efekt të tmerrshëm në trup – duke çuar në shok septik, dështim të organeve dhe madje edhe vdekje.

Binjaket nga Berkshire, kishin qenë në Meksikë, për të punuar në vendet e shenjta të kafshëve dhe për të udhëtuar.

Hana më parë i ka thënë “Newsbeat” se ato do të notonin në një lagunë të dielën kur krokodili kishte kapur Melissën dhe ajo ishte zhdukur nën ujë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar në shumicë dërrmuese…