Kroos: Çmimet individuale në futboll janë krejtësisht të panevojshme

03 tetor 2024 | 12:03

Ish-futbollisti Toni Kroos ka deklaruar se çmimet individuale në futboll i duken krejtësisht të panevojshme. Në një intervistë të dhënë për podkastin “A to Z”, i drejtuar nga vëllezërit e tenisit Alexander dhe Mischa Zverev, ish-lojtari gjerman tregoi se “pa ekipin, individi nuk do të ishte asgjë”.

“Pa mbështetjen e ekipit, Toni Kroos nuk do të fitonte asgjë. Ndoshta një Toni Kroos është i nevojshëm në një ekip futbolli. Prandaj jam përpjekur gjithmonë t’i vendos shokët e mi në pozicionin ku japin më të mirën, që të mund t’i fitonim ndeshjet. Udhëtimet e vazhdueshme dhe të qenit larg familjes më kanë lodhur gjatë viteve. Ndoshta pas 5 vitesh do të them se u  tërhoqa shumë shpejt, por tani ndihem mirë”, ka thënë Kroos.

“E ardhmja? Për momentin nuk e ndjej të trajnoj në futbollin profesionist, por do të hapë një akademi futbolli për të rinjtë në Madrid”, ka shtuar Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka shkruar…