Kroos dhe Alonso, më të mirët e vitit në Gjermani
Toni Kroos është zgjedhur lojtari më i mirë gjerman i vitit.
Ky ishte rezultati që u nxor nga votimi i gazetarëve sportivë gjerman, i organizuar nga magazina gjermane “Kicker”.
Kroos i mblodhi në total 285 vota nga 751 sa ishin në total.
“Fitimi i çmimit të lojtarit gjerman të vitit është një rezultat i mirë, një konfirmim i bukur dhe vlerësim i madh për atë që kam arritur në vitin e fundit. Po, do të jetë hera e fundit që do të zgjidhem, ky çmim nuk jepet si një falënderim për një lojtar që del në pension”, nënvizoi me humor legjenda e Gjermanisë dhe Realit të Madridit. “Nuk është një çmim falënderimi, nuk ka të bëjë me moshën apo përfundimin e karrierës, por vetëm me paraqitjet në fushë, të paktën kështu shpresoj”, tha duke qeshur futbollisti gjerman, i cili së fundmi e mbylli karrierën e jashtëzakonshme.
Ai mori pjesë me Gjermaninë në Euro 2024, ndërsa me Real Madridin e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso u zgjodh më i miri i vitit duke i mposhtur trajnerët Sebastian Hoeness dhe Frank Schmidt.