Kroos flet për përplasjen me Guardiolën
Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka folur për përplasjen që e kishte pasur me trajnerin Pep Guardiola gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Bayern Munchenit.
Konfrontimi midis tyre ndodhi pasi trajneri spanjoll kishte vendosur ta zëvendësojë gjermanin në pjesën e dytë në përballjen kundër Shtutgartit, duke bërë që Kroosi të reagonte keq.
Ai gjest i gjermanit e kishte zemëruar Guardiolën, i cili e kishte lënë lojtarin në pankinë për dy ndeshje me radhë.
“Patëm një bisedë dhe mundëm ta zgjidhim problemin brenda pesë minutash,” ka thënë Kroos në podkastin Einfach mal Luppen.
“Nuk u pajtova me ndryshimin, pikë. Ishte me shumë gjasë e rëndësishme për Guardiolën që të kërkoja të flisja me të personalisht”.
“Vetëm pse nuk shkoj në pushime me njerëz të caktuar nuk do të thotë që e kam ndarë veten nga klubi si pasojë e një përplasjeje”