Kroos: Nuk prisja të arrija kaq shumë te Reali
Në një intervistë të gjatë dhënë për “El Pais”, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për karrierën e tij në fanellën e “Los Blancos”, me të cilën fitoi gjithçka.
“Kur mbërrita te Real Madrid mendova: Të shpresojmë të fitojmë diçka, ndoshta një Ligë të Kampionëve. Vija nga një gjigant si Bayerni, kisha idenë sesi të luaja për shumë vite, të gjeja vendin tim, të tregoja cilësinë time dhe të kisha një marrëdhënie të mirë me klubin. Prisja shumë, por jo kaq”, ka thënë Kroos.
“Përmbysjet historike? Të gjitha rikthimet kanë të bëjnë me psikologjinë. Pasi e keni bërë diçka të tillë shumë herë, besimi rritet dhe ekipi beson akoma më shumë. Një gol apo një shans i humbur mund të ndryshojë gjithçka, edhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Pas një goli në ‘Bernabeu’ gjithmonë ka presion të madh. Aty ndodhin gjëra që nuk janë të natyrshme”, ka deklaruar Kroos.