![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/kroos.jpg)
Kroos: Për fat të mirë, gjeta kohën e përsosur për t’u pensionuar te Reali
Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos ndihet i lumtur me pensionimin e tij në kohën e duhur.
Kroos njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në maj të 2024, megjithëse ai qëndroi për të ndihmuar Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve dhe Gjermaninë të shkonte në çerekfinalen e “Euro 2024”.
Gjermani ishte vetëm 34-vjeçar kur doli në pension duke bërë shumë bujë me pyetjet nëse duhej të vazhdonte. Por, Kroos ndihet i lumtur me vendimin.
“Për fat të mirë, kam arritur të gjej kohën e përsosur për t’u pensionuar në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Kroos në bisedën e tij me Sports Illustrated.
“Dalja në pension dhe koha ishte ashtu siç kam dashur gjithmonë”, përfundoi ish-mesfushori i Real Madridit.
Real Madridi ka qenë i paqëndrueshëm që kur Kroos u largua nga “Santiago Bernabeu”. Klubi nuk nënshkroi asnjë zëvendësues dhe po has probleme të mëdha.