Kroos: Ramosi ka qenë me shumë se një shok
28 janar 2022
| 14:00
Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos gjatë një interviste për televizionin spanjoll “TVE” ka folur për duelin e Realit në Ligën e Kampionëve përballë Paris SG-së.
Mesfushori gjerman ka komentuar edhe përballjen me Ramosin, i cili tash është pjesë e skuadrës franceze.
“E kam thënë dhe më parë se do të jetë një përballje e fortë. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë në formën e duhur në këto përballje. Pastaj fusha do ta tregojë se kush është më i miri. Sa për përballjen me Ramosin do të jetë diçka e veçantë. Për ne ai ka qenë një shok edhe më shumë, ka qenë një kapiten. Do të jetë pak e çuditshme të jemi përballë në fushë, sepse ishim mësuar të ishim në të njëjtën anë”, ka thënë Kroos.