Kroos si Maldini, rekordmen në Superkupën e Evropës
12 gusht 2022
| 11:00
Me fitoren kundër Eintracht Frankfurt, Toni Kroos fiton Superkupën e tij të pestë të Evropës në karrierë. Katër i ka fituar me Realin, ndërkohë që një tjetër me Bayernin.
Për gjermanin është një rekord, që në fakt e ndan me Paolo Maldinin. Ata janë dy lojtarët e vetëm në histori që kanë fituar Superkupën e Evropës në pesë raste.
Kroos është një nga elementët më të rëndësishëm të “Los Blancos”, teksa një gjë të tillë e ka demonstruar dhe në sezonet e fundit, duke ndihmuar madrilenët të rrëmbejnë trofe të rëndësishëm.