Kroos: Xhaka do të marrë më së shumti kartonë të kuq në Bundesligë
Granit Xhaka gjatë kësaj vere bëri lëvizjen e tij nga Arsenali te Bayer Leverkuseni dhe edicionin në Bundesliga e nisi mirë. Ai me Leverkusenin triumfuan 3-2 kundër Leipzig, skuadrën që triumfoi në Superkupën gjermane jo shumë kohë më parë ndaj Bayern Munchen
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë një vlerësim interesant nga mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos. Ky i fundit ka parashikuar Xhakën si futbollistin më të ndëshkuar me kartonë të kuq këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.
“Graniti Xhaka padyshim se do të marrë më së shumti kartonë të kuq në Bundesligë. Unë e shoh atë një lojtar shumë të mirë. Por ai është gjithashtu një kokëfortë dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Kroos. 30-vjeçari nga Prishtina u transferua te Leverkusen për 15 milionë euro nga Arsenali. Xhaka ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me Bayer Leverkusenin.