
Kroosi e mendon largimin nga Reali
26 janar 2018
| 12:57
Reprezentuesi i Gjermanisë, Toni Kroos është duke e menduar largimin nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.
Rezultatet e fundit kanë ndikuar që Kroos mos të jetë i lumtur në Real, raporton “Don Balon”. Megjithatë, besohet se nëse Reali e transferon ish-shokun e Toni Kroos në skuadrën e Bayern Munchen, David Alaba gjerat do të ndryshojnë. Kroos mendon se Alaba është adekuat për të qenë pjesë e Realit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)