Kroosi komenton transferimin e Messit te PSG-ja

18 gusht 2021 | 15:54

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka folur së fundmi për transferimin e Leo Messit te PSG dhe gjermani thekson se për skuadrën e tij nuk ka një disavantazh nga kjo.

Madje ai shpreson që Mbappe të kalojë te Real Madrid prej transferimit të Messit në Francë, edhe pse nuk përmend emra.

“Do të shohim se si do të funksionojë gjithçka për Messin te PSG. Ndoshta lëvizja është e mirë për ne, sepse konkurrenti ynë më i madh ka humbur lojtarin më të mirë. Dhe ndoshta edhe më shumë gjëra të mirë do të dalin prej kësaj. Ndoshta një lojtar nga PSG do të bashkohet me ne… Nëse kjo do të ndodhë, nuk e di. E gjithë kjo lëvizje e Messit, sigurisht që nuk do të jetë një disavantazh për ne”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora u përlot gjatë episodit të së martës në…