Kroosi lavdëron Gulerin: Ka teknik dhe goditje të pabesueshme

30 korrik 2024 | 16:15

Arda Guler është një nga emrat e mëdhenj të Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, ose të paktën kështu shpresojnë tifozët. 19-vjeçari turk ka dhënë sinjale të një talenti të madh që shpreson t’i konfirmojë me më shumë minuta në fushë. Për të ka folur së fundmi edhe Toni Kroos.

“Ajo që e dallon Arda nga lojtarët e tjerë të rinj është se është i hapur për të mësuar. Që kur erdhi te Reali, i ka kushtuar shumë vëmendje asaj që bënim para dhe pas stërvitjes. Nuk ka shumë lojtarë të tillë sot. Dëshiron me të vërtetë të mësojë dhe të përmirësohet. Ka një teknikë dhe goditje të pabesueshme, e kemi vënë re të gjithë që nga seanca e parë stërvitore”, deklaroi mesfushori gjerman.

Arda Guler ka mundësinë për t’i treguar Carlo Ancelottit gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara se është i aftë të marrë më shumë minuta nga ato që ka patur në vitin e tij të parë në Bernabeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk paralajmëron britanikun Tyson Fury që të…