Kroosi mungon dy javë
Lajme të këqija nga infermieria e Real Madridit për Toni Kroos. Mesfushori gjerman është diagnostikuar me dëmtim të muskujve që lidhen me legenin. Ai u dëmtua të shtunën e kaluar, në “Villamarín”, kundër Betisit, duke u detyruar të lërë fushën pak para fundit të pjesës së parë.
Duke marrë parasysh faktin që Kroos gjithmonë e shkurton kohën e rikuperimit, Zidane nuk do ta ketë në dispozicion gjermanin për 10-14 ditë.
Një dëmtim që mund ta lërë futbollistin jashtë listës së Joakim Lowe për ndeshjen e ardhshme të Gjermaninë (me Turqinë, Ukrainën dhe Zvicrën). Kroos do të humbasë ndeshjet përballë Valladolidt dhe Levantes. Ai mund të kthehet pas pauzës se kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Zidane humbet një mesfushor shumë të rëndësishëm, por kundër Valladolidit mund të rikuperojë tre futbollistë të tjerë si: Hazard, Asensio dhe Marcelo.