Kroosi në “Rusia 2018” me këpucë të njëjta që nga viti 2014 (Foto)

18 qershor 2018 | 11:47

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka humbur ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pasi është mposhtur nga Meksika me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje vazhdon të komentohet në medie dhe tifozët në rrjetet sociale.

Një nga shumë temat janë edhe këpucët e Toni Kroos, të cilat nuk janë të njëjta sikur të lojtarëve të tjerë. E themi këtë pasi të gjithë lojtarët në ditët e sotme përdorin këpucë të reja të prodhuar në vitin e fundit, por jo dhe mesfushori gjerman, raporton “Telegrafi”.

28-vjeçari mban të njëjta këpucë që nga Kampionati Botëror 2014, ndërsa ato janë të prodhuara nga “Adidas”.

Kompania gjermane ka ndalur prodhimin e tyre, por Kroosi vazhdon t’i mbajë adipuret e tij.

Ylli i Real Madridit vite më parë i ishte përgjigjur një tifozi në rrjetet sociale ku kishte treguar se i pëlqejnë këpucët me ngjyrë të bardhë, por jo t’i ndërrojë ato shpesh.

Kroos në Botëror me këpucë të njëjta që nga viti 2014

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Gashi…