Kroosi në vitin e fundit të kontratës, ky është vendimi i Realit
10 tetor 2023
| 12:38
Mesfushori gjerman Toni Kroos është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin.
Bordi i Realit tashmë i ka ofruar Kroosit mundësinë për të zgjatur qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu” edhe për një vit. 33-vjeçari nuk e ka ndërmend të transferohet në ndonjë skuadër tjetër, por është duke e shqyrtuar opsionin e rinovimit ose atë të pensionimit nga futbolli aktiv.
Kroosi në vitin 2014 u transferua nga Bayern Munchen dhe që nga ajo kohë është shndërruar ndër shtyllat më të forta të klubit spanjoll, më të cilin ka luajtur 282 ndeshje për Realin dhe ka shënuar 22 gola.