Kroosi nuk ndien keqardhje për Hazardin
Eden Hazard ka kaluar një kohë katastrofike në Madrid që nga transferimi i tij rekord prej 100 milionë eurosh nga Chelsea, duke bërë vetëm 51 paraqitje në La Liga që nga ardhja e tij në 2019.
Belgu ka parë vetëm 98 minuta lojë në ligë këtë sezon dhe i është thënë se është i lirë të largohet nga klubi në verë.
Pavarësisht vështirësive të Hazard, Toni Kroos, të cilit i skadon kontrata në qershor, nuk tregoi mëshirë për belgun.
“Sigurisht që është një situatë e vështirë, por keqardhja është e pavend në futboll. Nuk më vjen keq për askënd në futboll”, tha Kroos për Eleven Sports.
“Është një situatë e ndërlikuar por në fund, secili është pjesërisht përgjegjës për situatën e tij.
🗣️ | Wij spraken met Toni Kroos en Carlo Ancelotti over het geval Hazard, een dag voor #ElClásico. 🏆⚔️ pic.twitter.com/DmPvDAwvjg
— Eleven Belgium (NL) (@ElevenBeNL) March 18, 2023