Kroosi pensionohet nga Kombëtarja  

02 korrik 2021 | 15:14

Toni Kroos është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Realit të Madridit ka njoftuar vetë lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Kroos ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje ku ka shënuar 17 gola. Në këtë mënyrë “panterat” humbasin një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundi.

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Unë këtë vendim e kisha marrë për tu tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua prej kohësh se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar”, ka thënë Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…