Kroosi shpëton Gjermaninë me një supergol
Gjermania ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Suedisë.
Ishte Toni Kroos që shënoi një supergol në sekondat e fundit për t’i mbajtur gjallë shpresat e Gjermanisë për të kaluar fazën e grupeve, transmeton Koha.net.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Suedezët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Toivonenit që shënoi në minutën e 32.
Gjermania u kundërpërgjigj përmes Reusit që barazoi shifrat në minutën e 48. Për Gjermaninë u vështirësuan punët edhe më tepër kur Boateng u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82.
Por, Kroos në minutën e 90+5 shënoi një supergol për t’i dhënë fitoren Gjermanisë.
Tani Meksika është lider me gjashtë pikë në Grupin F, kurse Gjermania e Suedia kanë nga tre pikë, me Korenë e Jugut që ka humbur të dy ndeshjet e para.