Kroosi vazhdon kontratën me Realin
20 maj 2019
| 14:38
Toni Kroos e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023.
“Real Madrid dhe Toni Kroos janë pajtuar për ta zgjatur kontratën e lojtarit, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor, 2023”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Kjo nënkupton se përfaqësuesi i Gjermanisë do t’i mbushë 33 vjet në fund të kontratës së tij me klubin. Mesfushori gjerman iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2014 për rreth 23 milionë euro. Ai e ka fituar një titull në La Liga dhe tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve me gjigantin spanjoll.