KRU ‘Gjakova’ apelon që uji i ujitjes të mos përzihet me atë të pijes
18 shtator 2019
| 11:11
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve, veçanërisht atyre të fshatit Xërxë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, që mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.
“Me datë 16.09.2019 ekipi i KRU ‘Gjakova’ ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëherë i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, po ashtu ne si kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori. Sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla kompania jonë nuk merr përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.
/Epoka e re/