KRU “Gjakova” po realizon projekte jetike në lokacione të ndryshme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është duke zhvilluar punime me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve jetike në lokacione të ndryshme në komunën e Gjakovës. “Po zhvillohen punime në Brekoc 3, ku po intervenohet në alternativen me furnizim me ujë të pijes nëpërmjet metodës së gravitetit nga Bjeshka e “Babaj Bokës”. Zona e Brekoc 3 deri më tani furnizohej nëpërmjet sistemit të pompimit, me realizimin e metodës së gravitetit do kursejmë më shumë energji elektrike, ndërsa konsumatorët e zonës do kenë sistem më funksional të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, një tjetër intervenim mjaftë i rëndësishëm po ndodhë në lagjen “Koloni” të Gjakovës. “Në jemi duke bërë zgjerimin e rrjetit për furnizimin me ujë në Oborrin Riciklues në Stacionin Transfer të Mbeturinave, ku KRM “Çabrati” do zhvillojë veprimtarinë në riciklimin e mbeturinave. KRU “Gjakova” gjithnjë e më shumë po i afrohet realizimit të synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë zonën tonë të shërbimit”, është thënë në njoftim.