KRU ’GJAKOVA’ Sh.A. – FTESË PËR OFERTIM
Faqja PDF / KOMPANIA RAJONALE E UJESJELLESIT KRU ’GJAKOVA’ Sh.A. – GJAKOVE
FTESË PËR OFERTIM PËR DHENIE ME QERA PARCELES me siperfaqe prej 1252 m2
KOMPANIA RAJONALE E UJESJELLESIT KRU ’GJAKOVA’ Sh.A. – GJAKOVE
Në mbështetje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe autorizimeve të dhëna nga Bordi i Drejtorëve me rregulloren për marrjen dhe dhënien me qira të objekteve të KRU’Gjakova’SH.A-Gjakove Shfrytëzimi i hapësirave do te bëhet me qëllim të trajtimit të drejtë, si dhe sigurimit të mundësive më të mira, për të krijuar të hyra duke ofruar me qira hapësirat e lira nëpër objekte Bazuar në rregulloret e brendshme dhe Ligjet në fuqi KRU “GJAKOVA Sh A.Gjakove, nxjerr këtë:
FTESË PËR OFERTIM PËR DHENIE ME QERA PARCELES me siperfaqe prej 1252 m2
Kushtet e KRU “Gjakova” sh.a.
Parcela e cila ofertohet për qiradhënie eshte ne siperfaqe prej 1 252 m2
Hapësira që do të lëshohet me qira, do t’i dorëzohet qiramarrësit sipas gjendjes ekzistuese.
Hapesira nuk mund te shfrytezohet per ndertim te vrazhdë.
Ofertuesi do te jetë pergjegjes për mirembjatjen e hapësirës përreth dhe obligohet të adaptojë një parking per 6 vetura per nevoja te Kompanise.
Afati kohor i dhenies me qera ne kohezgjatje prej 3 vite.
KRITERET E KRU’Gjakova”sh.a-Gjakove
Te drejte pjesemarrje kane si personat fizik dhe juridik.
Persona fizik duhet te kene kopjen e leternjoftimit , vertetimin nga Gjykata qe nuk jane ne hetime
Peronat juridik duhet te sjellin certifikaten e regjsitrimit te biznesit kurse vertetimi nga Gjykata ne emer te Operatorit ekonomik se nuk eshte ne hetime.
INFORMATA ADMINISTRATIVE
- Komision i themeluar nga KRU’Gjakova’ sh.a., do të bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e ofertes më të mire dhe më të favorshme.
- Vlera fillestare e dhënies me qera te parceles fillon prej 300 Euro
- Obligimet tatimore me rastin e dhenies se parceles me qera zbriten sipas Ligjeve ne fuqi, Qiramarresi zbret nga qiraja qdo ndalese tatimore qe kerkohet me Ligj ne emer te qiradhenesit dhe qiramarresi ja siguron qiradhenesit nje certifikate vjetore te ndalesave tatimore.
- Ofertat duhet të dorëzohen të mbyllura.
Afati për dorëzimin e ofertave: është deri me datën 05.02.2021 në ora 16:00.
- Vendi i dorëzimit, arkiva e KRU”Gjakova sh.a. Gjakova UÇK nr 7 50000 Gjakove.nr tel 039032050.