
KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në rrjetin e kanalizimit
07 tetor 2020
| 16:09
KRU “Gjakova” ka kërkuar nga qytetarët që mos hedhin mbeturina në rrjet të kanalizimit, meqë kjo po bllokon.
Si pasojë e abuzimit nga qytetarët duke hedhur mbeturina të ndryshme në rrjet, po shkaktohet bllokimi i kanalizimeve dhe paraqit probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht zhbllokimin e tij, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.
Sipas këtij njoftimi, ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë vazhdimisht në terren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve.