KRU “Gjakova” tregon se cilat zona nesër do të mbesin 8 orë pa ujë

20 tetor 2020 | 12:18

KRU “Gjakova” ka njoftuar se nesër konsumatorët e disa zonave do të mbesin 8 orë pa furnizim me ujë.

Arsyeja e kësaj ndërprerje thuhet të jenë punimet shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor.

“Njoftojmë konsumatorët se për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor Ø 800 , KRU ‘Gjakova’ është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë, nesër datë 21.10.2020 nga ora 10:00 deri 18:00. Si arsyeje e punimeve të lartë cekura, zona pa furnizim prej 8 orësh do përfshijë zonën operative të Rahovecit, Prizrenit si dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës , Lipovec, Dol, Kushavec, Rogovë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, është thënë në njoftimin e kësaj kompanie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha ka publikuar këngën e re të albumit të…