KRU “Gjakova” ua ndërpret furnizimin me ujë Vugovës dhe Zhubit, kërkon mirëkuptim
20 maj 2020
| 09:35
KRU “Gjakova” ka lënë pa ujë të pijshëm qytetarët e Vugovës dhe Zhubit, por ka dhënë arsyen për ndalimin e furnizimit. “Njoftojmë konsumatorët e regjionit të Rekës së Keqe, specifikisht banorët e
fshatrave Vugovë dhe Zhub, se vazhdon procesi i punimeve në gypat e ujësjellësit të cilët janë në fazën e testimit dhe pranimit teknik nga operatori ekonomik. Gjatë kësaj faze po bëhet ndërrimi i gypave të cilët nuk janë në cilësinë e duhur duke u zëvendësuar me gypa të rinj. Deri në finalizimin e këtij procesi jemi të detyruar ta ndalim furnizimin me ujë, respektivisht ujë nuk do të kenë fshatrat Vugovë dhe Zhub”, është thënë në njoftimin e KRU “Gjakova”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)